Lufta nuk ka mbaruar, Gazën e kaplon ftohti dhe shkatërrimi

Lufta nuk ka mbaruar, Gazën e kaplon ftohti dhe shkatërrimi

Pas armëpushimit në Gaza në tetor të kaluar, bota duket se beson se lufta ka mbaruar dhe se jeta ka rikthyer normalitetin, gjë e pasqyruar edhe nga ulja drastike e mbulimit mediatik, i përqendruar kryesisht në diskutimet për “Bordin e Paqes” të Donald Trump. Por realiteti në terren është krejt ndryshe: popullsia e Gazës vazhdon të vuajë për shkak të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga ushtria izraelite. “Kjo armëpushim është një gënjeshtër. Bota e ka harruar Gazën dhe vuajtjet që po kalojmë. Nuk e di nëse kanë parë ndonjëherë fëmijët që bërtasin nga i ftohti dhe era e acartë që hyn në tendat tona”, rrëfen Badriya Akkar, 55 vjeçe, nga qyteti Bani Suheila, në lindje të Khan Younis. Që nga fillimi i dimrit, shirat e...