Lufta në Ukrainë/ Presidenti Putin pret të Dërguarin e SHBA-ve Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump
Ka nisur në Moskë takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe dy të dërguarve të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Lajmi është konfirmuar nga Kremlini, i cituar nga mediat shtetërore ruse, sipas të cilit bisedimet janë aktualisht në zhvillim.Steve Witkoff, i dërguari special amerikan, dhe Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, mbërritën mbrëmjen e sotme në Moskë për bisedime me presidentin rus mbi një plan të hartuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.Agjencia ruse TASS raportoi se kjo është vizita e shtatë e Steve Witkoff në Rusi brenda më pak se një viti. Ndërkohë, mediat raportojnë se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë një propozim për t’ia paraqitur Rusisë, që parashikon një armëpushim të kufizuar...
Burimi:
ntv.al