Lufta në Ukrainë, Lavrov: Perëndimi duhet të përballet me realitetin në terren
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë të publikuar ditën e djeshme tha se Perëndimi duhet ta kuptojë se Rusia ka iniciativën strategjike në Ukrainë, ndërsa bisedimet për një zgjidhje të mundshme vazhdojnë. Lavrov i tha agjencisë së lajmeve RIA të Rusisë se Perëndimi duhet të përballet me realitetin në terren, gati katër vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, të cilin Rusia e quan një “Operacion Special Ushtarak”. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara tani mbështesin idenë, e cila u bë e qartë për të gjithë, se me përfundimin e mandatit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kërkoheshin zgjedhje të reja. Lavrov theksoi përsëri se një zgjidhje kërkonte që Ukraina të mos bashkohej me NATO-n dhe që vendi të miratonte një status...
Burimi:
top-channel.tv