Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh direkte për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, pas një takimi dyditor të mbajtur në Abu Dhabi. Bisedimet trilaterale pritet të rifillojnë më 1 shkurt, konfirmoi një zyrtar amerikan. Zyrtari amerikan e cilësoi takimin si “një hap të madh përpara”, duke theksuar se “është bërë shumë progres në përcaktimin e detajeve kyçe për arritjen e një përfundimi të konfliktit”. Këto janë kontaktet e para të drejtpërdrejta të njohura publikisht mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë, në kuadër të një plani paqeje të shtyrë nga presidenti amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës që po hyn në vitin e katërt. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se “u diskutua shumë dhe është e...
Burimi:
top-channel.tv