Lufta në Lindjen e Mesme, NATO kap një tjetër raketë balistike iraniane mbi Turqi
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi sot (30 mars) neutralizimin e një rakete balistike të lëshuar nga Irani që hyri në hapësirën ajrore turke. Sipas deklaratës zyrtare, raketa u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe të mbrojtjes nga raketat e NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor. E njëjta deklaratë nënvizon se autoritetet turke po marrin “të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar kundër integritetit territorial dhe hapësirës ajrore të vendit”. Në të njëjtën kohë, vihet re se tre raketa të tjera balistike që ishin lëshuar më parë nga Irani u rrëzuan në një mënyrë të ngjashme.
Burimi:
vizionplus.tv