Lufta në Lindjen e Mesme, identifikohen 4 nga 6 ushtarët amerikanë të vrarë nga sulmi iranian në Kuvajt
Pentagoni ka publikuar detajet e 4 ushtarëve të vdekur amerikanë që u vranë nga një sulm iranian me dron në Kuvajt. Fotot dhe emrat e tyre janë sot tema e parë në faqen e Washington Post. Ata janë Kapiteni Cody Khork, 35 vjeç, Rreshteri Declan Coady, 20 vjeç, Rreshterja Nicole Amor, 39 vjeç, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, dhe Rreshteri Noah Tietjens, 42 vjeç. Të katër ishin caktuar në Komandën e 103-të, një njësi mbështetëse e Rezervës së Ushtrisë me bazë në Iowa. Dy ushtarë të tjerë amerikanë të vrarë në sulm nuk janë identifikuar ende. Këto janë vdekjet e para amerikane në operacionin ushtarak amerikano-izraelit kundër Iranit. Donald Trump ka thënë se sulmi i madh nuk ka filluar ende. Si presidenti amerikan...
Burimi:
top-channel.tv