Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në Izrael paralajmëron qytetarët amerikanë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka lëshuar një alarm të ri sigurie për qytetarët amerikanë në Izrael, duke i nxitur ata të qëndrojnë në gatishmëri të shtuar për shkak të situatës në zhvillim të sigurisë. Konkretisht, ajo thotë se “për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, mjedisi i sigurisë mbetet kompleks me potencialin për përshkallëzim të paparashikueshëm”. “Amerikanët që ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme duhet të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar dhe duhet të jenë të përgatitur për anulime fluturimesh, mbyllje periodike të hapësirës ajrore dhe ndërprerje të mundshme të udhëtimit. Disa linja ajrore në rajon kanë shtyrë rifillimin e orareve të mëparshme të fluturimeve, dhe të tjerë kanë anuluar disa itinerare”, paralajmëroi ambasada. Dhe më tej thekson...
Burimi:
vizionplus.tv