Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburantit, do të ulet sërish
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se nuk është i shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburantit në SHBA, pas sulmeve ndaj Iran dhe tensioneve në Lindja e Mesme. Në një intervistë për Reuters, Trump theksoi se përparësia e tij mbetet operacioni ushtarak dhe jo ndikimi i përkohshëm në çmimet e benzinës. “Nuk jam aspak i shqetësuar për këtë,” tha ai kur u pyet për rritjen e çmimeve të benzinës. “Ato do të ulen shumë shpejt sapo të mbarojë kjo. Dhe nëse rriten, le të rriten.” Presidenti amerikan kishte përmendur më herët një afat prej 4–5 javësh për operacionin ushtarak kundër Iranit. Megjithatë, analistë politikë dhe ushtarakë e kundërshtojnë këtë vlerësim, duke theksuar se qeveria amerikane ende nuk e ka sqaruar se cili...
Burimi:
vizionplus.tv