LUFTA NE IRAN/ TRUMP NIS DHJETERA AVIONE NE IZRAEL
Shtetet e Bashkuara po përforcojnë praninë e tyre ushtarake në Izrael duke planifikuar dërgimin e dhjetëra avionëve shtesë për furnizim me karburant në ajër, raporton Axios, duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe izraelitë. Sipas raportit, kjo lëvizje vjen në një periudhë kur presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton plane të reja operacionale që parashikojnë zgjerimin e veprimeve ushtarake kundër Iranit, përtej operacioneve që janë në zhvillim në rajonin e Ngushticës së Hormuzit. Burimet e cituara nga Axios thonë se ndër opsionet që po analizohen përfshihen sulme ndaj infrastrukturës kritike iraniane, si termocentralet, goditje të reja ndaj objekteve bërthamore me synimin për të shkatërruar rezervat e uraniumit të pasuruar të ruajtura në thellësi, si dhe bombardimi i objektit nëntokësor Pickaxe Mountain, i cili, sipas raportit, është...
Burimi:
ntv.al