Lufta në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar kancelarin gjerman Friedrich Merz (CDU) për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në një konferencë në Miami të Floridës, republikani fillimisht sulmoi aleatët e NATO-s, Francën dhe Britaninë e Madhe, dhe më pas e ktheu vëmendjen tek Gjermania: “Kancelari gjerman – të gjithë këta janë miqtë e mi – Friedrich. Kancelari gjerman tha: ‘Kjo nuk është lufta jonë'”. Trump shtoi se, atëherë, as lufta në Ukrainë nuk është lufta e SHBA-së. Një ditë më parë, Trump e kishte kritikuar po ashtu Gjermaninë, duke u shprehur, se e konsideron “të papërshtatshme” që pala gjermane kishte deklaruar: “Kjo nuk është lufta jonë”. Megjithëse, Trump nuk përmendi askënd konkretisht, duket se ia atribuoi deklaratën Kancelarit të Gjermanisë. Por fraza fillimisht...
Burimi:
vizionplus.tv