Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Konflikti në Iran ka hyrë tashmë në javën e pestë, këtë të hënë 30 mars, shënohet dita e 30-të që nga sulmi i SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iran. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të marrë të naftën në Iran dhe se do të pushtojë qendrat kryesore, si Ishullin Kharg. Në një intervistë për Financial Times, Trump thotë se SHBA-të mund ta marrin lehtë ishullin, teksa shton se një marrëveshje paqeje me Iranin mund të arrihet mjaft lehtë. Nga ana tjetër Irani ka kërcënuar të zgjerojë sulmet hakmarrëse kundër universiteteve dhe shtëpive të zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë. Më herët, kryetari i parlamentit të Iranit tha se forcat po “prisnin” trupat tokësore amerikane në mënyrë që ata të mund të hapnin zjarr, pasi SHBA-të njoftuan...