‘Lufta’ në hapësirën digjitale, BE-ja sanksionon rrjetet ruse të spiunazhit kibernetik

‘Lufta’ në hapësirën digjitale, BE-ja sanksionon rrjetet ruse të spiunazhit kibernetik

Bashkimi Europian ka rritur presionin ndaj Moskës edhe në frontin kibernetik, duke njoftuar një paketë të re sanksionesh ndaj nëntë individëve dhe katër entiteteve që akuzohen se janë përfshirë në aktivitete spiunazhi, sabotimi dhe sulme kibernetike të lidhura me Rusinë. Masat e reja të Brukselit synojnë zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse, hakerë, grupe aktivistësh kibernetikë dhe kompani private që, sipas BE-së, kanë mbështetur përpjekjet e Kremlinit për destabilizim. Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se Rusia po përdor një “ekosistem informatik” ku bashkëpunojnë aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, përfshirë shërbime inteligjence, grupe kriminale, hakktivistë dhe kompani private. “Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare dënojnë aktivitetet kibernetike keqdashëse të Rusisë dhe shfrytëzimin e këtij ekosistemi për sulme ndaj vendeve tona”, tha Kallas. Në shënjestër qendra e...