No Image Available

Lufta ndali turizmin, ndërpritet çdo komunikim me vendet e Lindjes së Mesme

Çdo ditë që kalon nga konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, zgjerohen dhe fushat e ndikimit që prekin drejtpërdrejtë qytetarët. Sa u përket fluturimeve, aktualisht prej vendit tonë nuk mund të udhëtohet drejt Tel Avivit dhe Dubait, çka ka pezulluar rezervimet që shqiptarët kishin planifikuar drejt këtyre vendeve. “Për sa i përket destinacioneve të cilat e kanë ndjerë më shumë ndikimin e luftës është pjesa e Emirateve të Bashkuara, Dubai praktikisht. Nga 1000-1200 rezervime dhe bileta të shitura rreth 250 janë pezulluar për muajt mars-prill-maj. Disa kane bërë anulime përfundimtare për ketë destinacion, turistët që e vizitojnë për turizëm, ndërsa personat që janë rezidentë duke qenë se Dubai është edhe një nga destinacionet qe ka rezidentë shqiptar, janë detyruar që të vazhdojnë me planet,...