Lufta ndaj Iranit/ ‘Rusia, e vetmja përfituese’, Costa: Liria s’mund të arrihet përmes bombave!

Lufta ndaj Iranit/ ‘Rusia, e vetmja përfituese’, Costa: Liria s’mund të arrihet përmes bombave!

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kërkoi një zgjidhje diplomatike për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, dhe paralajmëroi se Rusia deri më tani ka qenë e vetmja përfituese e luftës. "Bashkimi Evropian qëndron me popullin e Iranit që ka vuajtur shumë. Ne mbështesim të drejtën e tyre për të jetuar në paqe dhe për të përcaktuar të ardhmen e tyre", tha Costa të martën në një takim vjetor të ambasadorëve të BE-së në Bruksel. "Liria dhe të drejtat e njeriut nuk mund të arrihen përmes bombave. Vetëm e drejta ndërkombëtare i mbështet ato", tha Costa. Mbrojtja e civilëve dhe siguria bërthamore janë thelbësore, tha ai, duke kërkuar që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm. Duke iu referuar pasojave më të gjera të konfliktit të...