Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të pezullojnë shqyrtimin e aplikimeve për viza emigracioni në vend për 75 shtete, mes të cilave ishin edhe Shqipëria dhe Kosova. Ky vendim vjen në një kohë kur ka një lloj alerti të shtuar të Shteteve të Bashkuara sa i takon goditjes së narkotrafikut në rajonin tonë, ku mesazhe të drejtpërdrejta janë përcjellë edhe në Shqipëri. Sipas John Bolton, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i Donald Trump në mandatin e tij të parë si president, trafiku i narkotikëve nëpërmjet Ballkanit është më shumë problem për Europën se sa për SHBA. “Ne kemi vështirësitë tona në hemisferën perëndimore, por sipas përvojës sime, në mënyrë uniforme, është përballuar ky lloj trafiku. Dhe zgjidhja më e mirë për SHBA është që...