Lufta gati 4-vjeçare me Rusinë/ Bisedimet e paqes për Ukrainën vazhdojnë në Abu Dhabi, pa të dërguarit e Trump
Bisedimet e paqes që synojnë t’i japin fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë do të vijojnë këtë fundjavë në Abu Dhabi. Lajmi u konfirmua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili tha se negociatat do të zhvillohen këtë javë, në format dypalësh ose trepalësh, me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara. Rubio bëri të ditur se në këtë raund nuk do të marrin pjesë i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, të cilët ishin të pranishëm në bisedimet e mëparshme. Sipas shefit të diplomacisë amerikane, pika më e vështirë e negociatave mbetet çështja e pretendimeve territoriale të Rusisë ndaj rajonit të Donetskut. “Po punohet aktivisht për të parë nëse pikëpamjet e të dyja palëve për këtë çështje...
Burimi:
top-channel.tv