Londra ‘ndërron mendje’: Më mirë me BE-në, se me SHBA-në
“Europa është kthyer”, shkruhet në kopertinën e New Statesman, e përjavshmja e njohur e së majtës britanike. Dhe në fakt, sipas Corriere della Serës, rikthimi i Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian do të jetë tema politike dominuese në Londër gjatë këtij viti, saktësisht dhjetë vjet pas referendumit që vulosi Brexit-in. Një diskutim i tillë kishte nisur prej muajsh, por ka pësuar një përshpejtim të papritur në vazhdën e lëvizjeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump. Edhe pse kryeministri britanik Keir Starmer, së bashku me liderë të tjerë europianë arritën ta davarisnin tensionin e krijuar me pretendimet e Trumpt për aneksimin e ishullit, në Londër ekziston një ndjesi se dicka është thyer në marrëdhënien transatlantike. Akoma edhe më shumë i hodhën benzinë zjarrit komentet...
Burimi:
top-channel.tv