Lodhja, zëri i ngjirur dhe njoftimet tronditëse: 3 “momentet” e konferencës së Trump për Venezuelën

Lodhja, zëri i ngjirur dhe njoftimet tronditëse: 3 “momentet” e konferencës së Trump për Venezuelën

Konferenca për shtyp e presidentit amerikan Donald Trump pas ndërhyrjes ushtarake të befasishme në Venezuelë dhe arrestimit të Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, Celia Flores, ka ngritur më shumë pikëpyetje sesa ka dhënë siguri. Nga pikëpamja mediatike, e imazhit dhe e përmbajtjes politike, paraqitja e Trump përballë kombit amerikan nuk arriti të japë një mesazh të qartë dhe të fortë pas një zhvillimi historik për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Venezuelës. Që në fillim, Trump u shfaq i lodhur, me zë të lehtë të ngjirur dhe pa energjinë e nevojshme për të lexuar me vendosmëri dokumentin e përgatitur, ku shpjegonte arsyet dhe perspektivat e veprimit amerikan. Ai u duk më i sigurt kur iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve jashtë tekstit të shkruar, por pikërisht aty...