LIVE/ Trump konfirmon bisedat produktive me Teheranin, ndërsa ata hedhin poshtë pretendimet e SHBA për t’i dhënë fund luftës. Izraeli sulmon objektivat në “zemër” të Teheranit

LIVE/ Trump konfirmon bisedat produktive me Teheranin, ndërsa ata hedhin poshtë pretendimet e SHBA për t’i dhënë fund luftës. Izraeli sulmon objektivat në “zemër” të Teheranit

Dita e sotme është shoqëruar me zhvillime në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pretendon të ketë zhvilluar bisedime produktive me Teheranin. Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore. Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, sugjeroi se bisedimet e vazhdueshme me Iran mund të çojnë drejt përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër Irani ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë dialog me SHBA, duke i hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për plane...