LIVE/ Teherani godet sërish Kuvajtin, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Trump sulmon NATO-n: Pa ne, jeni tigër prej letre, frikacakë!
Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten, ndërsa mëngjesin e sotëm u raportuar për një tjetër humbje në radhët e elitës iraniane. Mediat shtetërore iraniane raportuan se Gjeneral Major Ali Mohammad Naini, zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, është vrarë. Sipas Gardës Revolucionare, Naini u vra në një “sulm terrorist frikacak amerikano-sionist në orët e para të së premtes, ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit”. Po ashtu, Teherani goditi sërish Kuvajtin, ku rafineria Mina Al-Ahmadi, që i përket Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kuvajtit (KNPC), u shënjestrua herët nëmëngjes nga sulme me dronë, të cilat shkaktuan zjarre në disa nga njësitë e saj. Nga ana tjetër, Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Teheran, ndërsa në Iran po festohej...
Burimi:
top-channel.tv