LIVE/ SHBA goditi bazat ushtarake të Venezuelës dhe arrestoi Maduron, Trump në konferencë për shtyp: Vendin do e qeverisim ne. Paralajmëron edhe politikanët venezuelianë
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga Venezuela pasi SHBA-të kryen një sulm në shkallë të gjerë në kryeqytetin e Karakasit, njoftoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Shpërthime të forta janë dëgjuar rreth orës 2 të natës me orën lokale në kryeqytetin e Venezuelës, Karacas. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportojnë për avionë ushtarakë që fluturonin në lartësi të ulët dhe për “të paktën shtatë shpërthime”. Wall Street Journal flet gjithashtu për praninë e helikopterëve ushtarakë. Zyrtarë amerikanë i thanë CBS se presidenti Trump ka urdhëruar sulme ndaj Venezuelës, përfshirë objekte ushtarake. Qeveria venezueljane foli për agresion të Amerikës, ndërsa Nicolas Maduro shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendi. Kreu i shtetit kolumbian Gustavo Petro shkroi në platformën X:...
Burimi:
top-channel.tv