LIVE/ “Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht”, Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë
Presidenti Donald Trump doli në skenën e Davos mes duartrokitjeve të turmës. Ai thotë se po u drejtohet udhëheqësve të biznesit, miqve dhe “disa armiqve”. Trump thotë se po sjell “lajme fenomenale” nga Amerika, duke theksuar shifrat ekonomike dhe mbylljen e kufirit në SHBA. “Ekonomia po lulëzon,” thotë ai. 15:30 Trump rrit presionin për Groenlandën: Nëse na thoni ‘po’ do jemi mirënjohës, nëse thoni ‘jo’ do ta kujtojmë “Mund ta kishim mbajtur atë copë, mund të kishit thënë “po” dhe ne do të ishim mirënjohës. Mund të thoni “jo” dhe ne do ta kujtojmë. Po punojmë që ushtria jonë të jetë sa më e fortë, edhe pse aleatët tanë mund të kenë inflacion”, shtoi Trump. 15:07 “Pa ne sot do të flisnit gjermanisht ose japonisht”,...
Burimi:
top-channel.tv