LIVE/ Maduro me pranga në duar në Gjykatë, Trump rihap frontin e Groenlandës: Na duhet! Roli i “mëkëmbësit” Rubio në Karakas, paralajmërimi për Kubën

LIVE/ Maduro me pranga në duar në Gjykatë, Trump rihap frontin e Groenlandës: Na duhet! Roli i “mëkëmbësit” Rubio në Karakas, paralajmërimi për Kubën

Dy ditë pas “prerjes së kokës” së regjimit çavist me deportimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij në Shtetet e Bashkuara, ende nuk është e qartë se si SHBA-të do ta ushtrojnë atë lloj “qeverisjeje me mandat” mbi Venezuelën, të shpallur nga Trumpi. Në konferencën për shtyp të së shtunës, presidenti ia besoi këtë detyrë ministrave të tij dhe mbi të gjitha sekretarit të Shtetit.Marco Rubio, djali i emigrantëve kubanë, gjuha amtare e të cilit është spanjishtja dhe me një karrierë politike të ndërtuar mbi kundërshtimin ndaj regjimeve marksiste të Amerikës Latine, është padyshim protagonisti kryesor i “operacionit Venezuelë”, aq sa disa gazeta tashmë e quajnë mëkëmbës. Në fund të fundit, ishte pikërisht ai që negocioi, duke folur spanjisht, me Delcy Rodríguez-in, zëvendësen e Maduros...