LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, Teherani sulmon Tel Avivin, godet aeroportin në Azerbaixhan. NATO mbledh Këshillin e Atlantikut. Rama: Regjimi i Iranit të izolohet
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme është futur sot në ditën e pestë që nga sulmi i parë i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit. Gjatë natës Tel Avivi u shënjestrua 3 herë nga raketat balistike iraniane. Sulmet nga Teherani nuk munguan as në Jerusalem. Ndërkohë numri i viktimave nga anija e fundosur iraniane afër brigjeve të Sri Lankës ka shkuar në 87, ndërsa 61 persona janë ende të zhdukur. Sakaq pas sulmit me dron në bazën britanike RAF në Qipro, autoritetet vendase kanë rritur ndjeshëm masat mbrojtëse në rast të një sulmi tjetër nga Teherani. Përditësime live, 5 mars 2026 19:07 Tensionet në Lindjen e Mesme, Zelensky: SHBA-ja na ka kërkuar ndihmë për t’u mbrojtur nga dronët iranianë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, deklaroi...
Burimi:
top-channel.tv