LIVE/ Lufta në Iran, Trump: Jemi drejt fundit! Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. SHBA paralajmëron: Sot do të jetë dita më intensive e sulmeve

LIVE/ Lufta në Iran, Trump: Jemi drejt fundit! Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. SHBA paralajmëron: Sot do të jetë dita më intensive e sulmeve

Teksa lufta në Iran ndodhet në javën e dytë,  presidenti i SHBA-së Donald Trump për herë të parë la të kuptohet një fund të mundshëm të konfliktit. Në një konferencë shtypi presidenti i SHBA-së deklaroi, se lufta mund të marrë fund “shumë shpejt”, por jo këtë javë. Trump nuk përmendi një datë konkrete. Rreziku më i madh në luftë ka kaluar tashmë prej tri ditësh, tha më tej Trump. Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se lufta mund të zgjasë për shumë javë, duke theksuar se regjimet nuk ndryshojnë vetëm me bombardime. Ndërsa Garda Revolucionare theksoi të hënën në mbrëmje se ata “do të vendosin për fundin e luftës”, duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump se konflikti i armatosur...