Lindja e Mesme, BE pas përfshirjes së Huthit: Shmangni ujërat e Jemenit

Lindja e Mesme, BE pas përfshirjes së Huthit: Shmangni ujërat e Jemenit

Organi i sigurisë detare i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar anijet tregtare të shmangin ujërat territoriale të Jemenit, për shkak të rrezikut të lartë të sulmeve nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani, veçanërisht në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Sipas misionit detar të BE-së, Aspides, kërcënimi është vlerësuar si “i lartë” për anijet e lidhura me interesa izraelite, ndërsa mbetet “mesatar” për anijet që nuk kanë lidhje me Izraelin apo Shtetet e Bashkuara. Autoritetet u kanë bërë thirrje veçanërisht anijeve me lidhje amerikane ose izraelite të shmangin këtë zonë deri në uljen e rrezikut. Paralajmërimi vjen pasi rebelët Huthi qëlluan me raketa drejt Izraelit dhe paralajmëruan sulme të tjera në vijim, duke rritur tensionet në rajon. Huthitët, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha...