“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë
Kryeministri Edi Rama foli në Podkastin “Flasim” edhe për ftesën e presidentit amerikan Donald Trump, që Shqipëria të aderonte në Bordin e Paqes për Gazën. Ai nënvizoi se vendi ynë i dha një PO të fortë, madje edhe me votën e opozitës që sipas tij nuk la gjë pa thënë derisa e votoi. Rama e cilësoi edhe një nder personal këtë ftesë, por shtoi se nuk e dyshonte që pala kundërshtare do bënte zhurmë dhe tollovi, që i cilësoi njëkohësisht edhe “ligësi dhe fantazi për të krijuar përralla”. “Një ftesë që tolloviti Shqipërinë, një ftesë me domethënie kombëtare dhe për Shqipërinë, por edhe për mua personalisht. Presidenti Trump dërgoi një ftesë për Bordin e Paqes, për të pranuar që Shqipëria të jetë një anëtar themelues...
Burimi:
javanews.al