Lidhja që po bën bujë në Gjermani, ish-Ceo i Google Eric Schmidt në një marrëdhënie me modelen 27-vjeçare
Diskutimet në Gjermani për marrëdhënien e miliarderit 70-vjeçar dhe ish-drejtorit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt, me modelen 27-vjeçare dhe vajzën e kryeministrit të Bavarisë, Gloria-Sophie Burkhardt, vijojnë të tërheqin vëmendje mediatike. Sipas një raporti të ri të gazetës Bild, dyshja ka kaluar kohë së bashku në udhëtime nga SHBA drejt Indisë dhe Evropës, madje thuhet se për javë të tëra kanë lëvizur pothuajse çdo ditë bashkë. Sipas të njëjtit burim, paraqitja e tyre e radhës publike pritet në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, që zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe mbledh zyrtarë të lartë nga e gjithë bota. Vëmendja ndaj tyre nisi për herë të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku u fotografuan krah për krah. Burkhardt e ndan kohën mes Nju Jorkut, Los...
Burimi:
top-channel.tv