Libani i trembet shkatërrimit, qeveria e Bejrutit kërkon që të mos preket infrastruktura në rast lufte me Hezbollahun

Libani i trembet shkatërrimit, qeveria e Bejrutit kërkon që të mos preket infrastruktura në rast lufte me Hezbollahun

Libani është përfshirë nga frika se tërbimi i Izraelit këtë radhë, nuk do të kufizohet vetëm tek ndërhyrjet në rajonet kufitare të tij. Ministria e Jashtme libaneze pohoi se druhen që infrastruktura e vendit mund të bëhet shënjestër e një ofensivë të mirëfilltë izraelite, pas përshkallëzimit të sulmeve të shtetit hebre ndaj Hezbollahut të mbështetur nga Teherani. Mes përshkallëzimit të tensioneve, ushtria libaneze akuzoi palën izraelite se ka hapur zjarr pranë një poste ushtarake në jug të vendit, dhe shtoi se ka urdhëruar trupat e saj të kundërpërgjigjen. “Ka shenja që izraelitët mund të godasin shumë fort në rast të një përshkallëzimi, duke përfshirë potencialisht edhe infrastrukturën strategjike si aeroporti,” pohoi kreu i diplomacisë libaneze Youssef Raggi për gazetarët në Gjenevë. Komentet e tij erdhën...