Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Lëvizje ‘surprizë’? SHBA po shqyrton opsionet për të marrë Groenlandën, nuk përjashton përfshirjen e ushtrisë
Presidenti Donald Trump po diskuton “një gamë opsionesh” për të marrë Groenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë amerikane, tha Shtëpia e Bardhë. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së se Trump e kishte bërë të qartë se marrja e Groenlandës ishte një “prioritet i sigurisë kombëtare”. “Presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një gamë opsionesh për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme, dhe sigurisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë një opsion në dispozicion të Komandantit të Përgjithshëm,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Kjo vjen pasi Trump tha sërish gjatë fundjavës se SHBA “kishte nevojë” për Groenlandën– një rajon gjysmë-autonom i Danimarkës, një tjetër vend anëtar i NATO-s – për arsye sigurie. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi...








