Lëvizja e fundit e Trump, SHBA drejt zhvendosjes së trupave nga Gjermania në Poloni

Lëvizja e fundit e Trump, SHBA drejt zhvendosjes së trupave nga Gjermania në Poloni

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “mund” të zhvendosë trupat amerikane nga Gjermania drejt Polonisë, ndërsa Pentagoni po përgatitet të tërheqë rreth 5 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania gjatë vitit të ardhshëm. “Polonia do ta dëshironte këtë,” u tha Trump gazetarëve të premten kur u pyet për mundësinë. “Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Poloninë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin… Më pëlqen shumë, ndaj kjo është e mundur“, u shpreh ai. Pentagoni konfirmoi më herët këtë muaj se SHBA do të tërheqë 5 mijë trupa nga bazat ushtarake në Gjermani, duke realizuar një kërcënim që Trump kishte bërë pas përplasjes me kancelarin gjerman Friedrich Merz lidhur me luftën në Iran. Trump ka paralajmëruar më pas se Pentagoni do të “shkurtojë shumë...