Lëkundje të forta në Turqinë lindore, Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë
Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të shtune rrethin Battalgazi në provincën Malatya, në lindje të Turqisë. Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet u regjistruan në orën 06:20 sipas kohës lokale dhe u ndjenë edhe në provincat fqinje Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. AFAD bëri të ditur se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme, ndërsa nuk ka asnjë tregues për situata problematike pas tërmetit. Edhe ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, deklaroi se deri tani nuk është konstatuar asnjë zhvillim negativ, por theksoi se të gjitha raportimet po shqyrtohen. Rajoni i Malatyas...
Burimi:
javanews.al