“Ky nuk është një tjetër Covid”, kreu i OBSH-së qetëson banorët e Tenerife-s para mbërritjes së anijes turistike të prekur nga hantavirusi
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar të qetësojë banorët e Tenerife-s duke thënë se rreziku i infektimit është i ulët përpara mbërritjes së anijes turistike ku është shfaqur një shpërthim i hantavirusit. Tedros Ghebreyesus theksoi se “ky nuk është një tjetër Covid” dhe se aktualisht nuk ka pasagjerë me simptoma në bordin e anijes MV Hondius, në një mesazh personal drejtuar banorëve të ishullit Kanarie. Siç shkruan BBC, anija MV Hondius pritet të mbërrijë në portin e Granadilla-s në orët e para të mëngjesit të së dielës, gjë që ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Deri më tani, janë konfirmuar gjashtë raste mes pasagjerëve të anijes, përfshirë një nga tre personat që humbën jetën ndërsa anija holandeze po lundronte nga Amerika...
Burimi:
javanews.al