“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

Autoritetet iraniane zbuluan të dielën, 25 janar, një mural të ri në një billboard të madh në një shesh qendror të Teheranit. Ai ka një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara “Mos tentoni të sulmoni Iranin”. Kjo ndodh ndërsa anijet luftarake amerikane po lëvizin drejt rajonit. Muralit tregon një aeroplanmbajtëse nga lart, me avionë luftarakë të dëmtuar dhe duke shpërthyer mbi kuvertën e saj. Kuverta është e mbushur me trupa dhe gjak që rrjedh në ujë, duke krijuar një model që i ngjan vijave të flamurit amerikan. Një slogan në cep thotë “Kush mbjell erë, do të korrë furtunë.” Ky mural u zbulua në Sheshin Enghelab, ndërsa flota amerikane po lëviz drejt rajonit. Presidenti amerikan Donald Trump tha se anijet po dërgohen “për çdo rast”,...