Kush ishte Renee Nicole Good, viktima e të shtënave nga ICE në Minesota/ Trump i del në mbrojtje agjentit që qëlloi: E bëri për vetëmbrojtje

Kush ishte Renee Nicole Good, viktima e të shtënave nga ICE në Minesota/ Trump i del në mbrojtje agjentit që qëlloi: E bëri për vetëmbrojtje

Gruaja e vrarë në makinën e saj nga një agjent i emigracionit ishte poete dhe nënë e një vajze dhe dy djemve. Nëna e saj tha se ajo ishte “e tmerruar” ndërsa përpiqej të largohej nga incidenti në Minneapolis. Gruaja e qëlluar për vdekje nga një agjent i ICE në Minesota është identifikuar si një nënë dhe një “qenie njerëzore e jashtëzakonshme”. Renee Nicole Good, 37 vjeçe, ishte në timonin e një Honda Pilot kur u përpoq të largohej nga oficerët që po kryenin bastisje të emigracionit në Minneapolis të mërkurën. Përplasja u filmua në video. Ajo u akuzua se tentoi të godiste agjentët me makinën e saj, përpara se një nga oficerët të qëllonte të paktën dy herë, duke e vrarë. Donna Ganger i...