Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

Në qendër të lëvizjeve më të fundit gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, në media po përflitet veçanërisht ndikimi i një biznesmeni në Shtëpinë e Bardhë. Qoftë në rastin e Venezuelës apo të Groenlandës, skema duket e njëjtë: miq të pasur të presidentit, investime të vendosura në momentin e duhur dhe nisma politike që mund t’i japin prestigj Trumpit, por edhe vlerë ekonomike kapitalit privat të hedhur më herët. Në rastin e Groenlandës, personazhi kyç është Ronald Lauder, 81 vjeç, trashëgimtar i perandorisë së kozmetikës Estée Lauder dhe ish-shok shkolle i Trumpit në Wharton School of Business. Sipas një hetimi të përditshmes daneze Politiken, Lauder ka nisur së fundmi një seri investimesh në Groenlandë, duke e aktualizuar interesin amerikan për ishullin arktik. Lauder është një donator i vjetër i kandidatëve...