Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork
Në sallën e Gjykatës Federale të Manhatanit, përballë Nicolas Maduro do të ulet një gjyqtar me dhjetëra vite përvojë dhe reputacion të fortë në çështjet më të ndjeshme të drejtësisë amerikane. Alvin Hellerstein, 92 vjeç, hebre ultraortodoks dhe një emër i njohur në sistemin federal, është zgjedhur për të kryesuar një nga proceset më të bujshme ndërkombëtare të viteve të fundit. I lindur në Nju Jork në vitin 1933, Hellerstein ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të respektuar. Ai ka studiuar në Universitetin Columbia, ku ka përfunduar si studimet universitare ashtu edhe ato në drejtësi, përpara se të shërbente në Trupën e Avokaturës së Përgjithshme të Ushtrisë amerikane. Më pas, për 25 vite ai punoi në prokurorinë e Manhatanit, e konsideruar si zyra më...
Burimi:
javanews.al