Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

Një shtetas shqiptar në New York, me inicialet V. Berisha, i njohur edhe si “Vinny Berisha”, del i përfshirë në dosjet e publikuara së fundmi që lidhen me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein. Sipas dokumenteve që “MaShqip” ka siguruar ekskluzivisht, emri i tij figuron në të paktën 43 materiale të publikuara, ku pasqyrohen letra dhe email-e të shkëmbyera mes tij dhe personave të afërt me Epstein, me qëllim organizimin e një takimi dhe realizimin e punimeve ndërtimore në rezidencën luksoze të këtij të fundit në Manhattan. Bisedat dhe komunikimet datojnë nga 3 tetor 2018 deri më 15 shkurt 2019. Gjatë kësaj periudhe, V. Berisha shkëmben email-e me disa persona, ku diskutohet për rinovimin e një dhome masazhi, ndërtimin e një sauna (steam room), rregullimin e...