“Kufijtë nuk ndryshohen me forcë”/ Gjermania kundër Trump-it për Groenlandën

“Kufijtë nuk ndryshohen me forcë”/ Gjermania kundër Trump-it për Groenlandën

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për aneksimin e Groenlandës, ka reaguar edhe Berlini zyrtar. Qeveria e kancelarit Friedrich Merz ka dalë në mbrojtje të Danimarkës, duke kërkuar respektimin e ligjeve ndërkombëtare. Sebastian Hille, zëdhënësi i kancelarit Merz, sqaroi pozicionin e Gjermanisë gjatë një konference për shtyp. Ai tha se Gjermania e njeh ishullin si një administratë autonome që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Zëdhënësi theksoi se kufijtë nuk mund të zhvendosen me dhunë dhe asnjë territor nuk mund të merret në mënyrë të detyruar. “Berlini zyrtar mbështetet plotësisht te Karta e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai. Gjermania konfirmoi se është në kontakt të ngushtë me partnerët danezë dhe ata evropianë për të monitoruar situatën dhe për të ruajtur stabilitetin...