Kthesë në raportet SHBA-Iran, Trump: Teherani kërkoi takim, nesër ulemi në Doha

Kthesë në raportet SHBA-Iran, Trump: Teherani kërkoi takim, nesër ulemi në Doha

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi të dyja palët në ditët e fundit zbutën tensionet që kërcënonin të ndalonin plotësisht përpjekjet për paqe. “IRANI KA KËRKUAR NJË TAKIM. AI DO TË MBAHET NESËR NË DOHA”, shkroi Trump në Truth Social. Ende nuk ka mbërritur asnjë konfirmim zyrtar nga Teherani. Për më tepër, vetëm disa orë para njoftimit të Trumpit, një zyrtar i lartë iranian pretendoi se nuk ishin planifikuar bisedime teknike. Megjithatë, një burim i njohur me negociatat konfirmoi për NBC News se ekipet teknike që punojnë për të zbatuar marrëveshjen fillestare midis dy palëve janë planifikuar të takohen në Doha. Ai shtoi se kanalet e komunikimit të krijuara për të parandaluar...