“Kthesa e Trump për Groenlandën, lehtësim për BE”,  DW: Jo tarifa ndëshkuese, po shumë pyetje të hapura

“Kthesa e Trump për Groenlandën, lehtësim për BE”, DW: Jo tarifa ndëshkuese, po shumë pyetje të hapura

Shenjat e para, se gjërat mund të mos shkonin aq keq sa kishte kërcënuar Donald Trump për javë të tëra u shfaqën që pasdite në Davos. Në pjesën e parë të fjalimit të tij, presidenti amerikan as nuk u ndal te pika kryesore e mosmarrëveshjes. Një monolog për më shumë se 20 minuta rreth vetes dhe arritjeve të tij. Situata ekonomike në SHBA ishte fenomenale, tha Trump. E perspektivat për të ardhmen? Edhe më të mira se të tashmet. Evropianët duhej të prisnin gjatë para se të vinte radha e tyre. “A doni të them disa fjalë për Groenlandën tani?”, pyeti Donald Trump audiencën e tij në Davos. Të qeshura me zë të lartë nga elitat e biznesit dhe politikës globale. Pastaj Trump përsëriti atë...