“Kryengritja” e të rinjve, si Gjenerata Z fundosi referendumin e Melonit

“Kryengritja” e të rinjve, si Gjenerata Z fundosi referendumin e Melonit

Foto ilustruese ROMË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pësoi një humbje të rëndë në referendumin që zgjati dy ditë mbi reformën e drejtësisë, ku rreth 54% e votuesve italianë refuzuan ndryshimet, ndërsa vetëm 46% votuan pro. Pas përfundimit të numërimit të votave, Meloni pranoi rezultatin duke thënë: “Italianët vendosën. Ne do ta respektojmë këtë vendim.” Ajo e quajti këtë rezultat një “mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”, por premtoi se do të vazhdojë “punën për të mirën e kombit”. Menjëherë pas rezultatit, mediat italiane nisi të analizojë mënyrën e votimit. Duket se triumfi i kampit “Jo” i detyrohet pjesës më të re të popullsisë, midis 18 dhe 34 vjeç. Te studentët dhe në përgjithësi të rinjtë, pjesëmarrja ishte më e lartë: Kështu Gjenerata Z doli...