Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenlandën, përveç integritetit territorial

Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenlandën, përveç integritetit territorial

Danimarka dëshiron të vazhdojë “dialogun konstruktiv me aleatët e saj” në lidhje me sigurinë e Groenlandës dhe Arktikut, por duke respektuar “integritetin e saj territorial”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në përgjigje të kërcënimeve nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. "Siguria në Arktik është një çështje për të gjithë aleancën e NATO-s. Prandaj, është mirë dhe e natyrshme që kjo të diskutohet edhe midis Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mbretëria e Danimarkës ka punuar prej kohësh që NATO të rrisë angazhimin e saj në Arktik”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi. "Qeveria daneze ka koordinuar përpjekjet tona me qeverinë e Grenlandës, Naalakkersuisut gjatë gjithë procesit. Ne kemi qenë në dialog të ngushtë me NATO-n dhe kam folur me Sekretarin...