Kryeministri i Kanadasë: Komuniteti ndërkombëtar ndodhet në mes të një përçarjeje
Bota E Martë, 20 Janar 2026 18:05 Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney flet lidhur me tensionet në arenën ndërkombëtare pas deklaratave të Trump për aneksimin e Groenlanës dhe për të vendosur tarifa ndaj disa shteteve të NATO-s. Carney tha se vende si Kanadaja kanë lulëzuar sipas rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla për dekada të tëra dhe “kanë përfituar nga parashikueshmëria e tij”. Por sipas Carneyt, vendi e dinte se më i forti do të “përjashtohej kur të ishte e përshtatshme” nga këto rregulla. “Ne kryesisht shmangëm nxjerrjen në pah të boshllëqeve midis retorikës dhe realitetit. Kjo marrëveshje nuk funksionon më”, vijoi Carney në Forumin e mbajtur në Davos. “Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë – jemi në mes të një përçarjeje, jo të një...
Burimi:
kohajone.com