Kriza humanitare në Kuba, Marco Rubio takohet me liderët e shteteve në rajonin e Karaibeve
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mbërriti në Shën Kits dhe Nevis të hënën dhe filloi bisedimet me udhëheqësit e Karaibeve, të cilët paralajmërojnë se kriza e zgjatur humanitare në Kubë mund të destabilizojë të gjithë rajonin. Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka bllokuar dërgesat e naftës në Kubë, duke rritur presionin mbi Havanën pas arrestimit të Presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, një aleat i ngushtë i Kubës. Sot, qeveria amerikane la të kuptohej se nafta venezueliane mund të rishitej dhe të dorëzohej në Kubë, me kusht që transaksioni të mos i sjellë dobi regjimit të Havanës, por “popullit” të ishullit. Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi se do të zbatonte një politikë të favorshme ndaj kërkesave për rishitjen e naftës venezueliane në...
Burimi:
top-channel.tv