Kriza e naftës, SHBA “prek” rezervat strategjike, hidhen në treg 53 milionë fuçi

Kriza e naftës, SHBA “prek” rezervat strategjike, hidhen në treg 53 milionë fuçi

Departamenti amerikan i Energjisë njoftoi se 53.3 milionë fuçi naftë nga Rezervat Strategjike të SHBA-së do t’u jepen për përdorim kompanive energjetike, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur presionin mbi çmimet e naftës pas konfliktit me Iranin. Një lëvizje e tillë shihet si pjesë e angazhimit të Uashingtonit për të hedhur në treg gjithsej 172 milionë fuçi naftë. Iniciativa u prezantua në mars nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në bashkëpunim me më shumë se 30 shtete, me synimin për të shtuar rreth 400 milionë fuçi në tregun global. Tensionet u përshkallëzuan pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, përmes së cilës përpara luftës kalonte rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë dhe gaz...