Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime
Lufthansa ka njoftuar anulimin e rreth 20 mijë fluturimeve me distanca të shkurtra deri në muajin tetor, si pjesë e një strategjie për të ulur kostot e rritura ndjeshëm të karburantit për avionë (kerozen). Sipas kompanisë gjermane, çmimi i karburantit është dyfishuar (madje dhe pak më tepër) për shkak të konfliktit në Gjirin Persik dhe mbylljes së Ngushticës të Hormuzit, një nyje e rëndësishme për transportin global të naftës. Këto fluturime të anuluara përfaqësojnë rreth 40 mijë tonë metrikë karburant të kursyer. Lufthansa ka bërë të ditur se reduktimet prekin kryesisht operimet e kompanisë rajonale CityLine, e cila është pjesë e grupit dhe për të cilën është planifikuar edhe mbyllje graduale deri në vitin 2027, por që tani po përshpejtohet. Kompania thekson se këto ndryshime...
Burimi:
javanews.al