Kremlini zbardh bisedën, çfarë u diskutua mes Trump dhe Putin

Kremlini zbardh bisedën, çfarë u diskutua mes Trump dhe Putin

Presidenti i SHBA Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin. Në fokus të diskutimit mes dy liderëve botërorë ka qenë konflikti në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë dhe situatën në tregjet globale të energjisë. Telefonata ishte e para mes dy presidentëve për këtë vit. Sipas Kremlinit, gjatë bisedës Putin paraqiti ide për një zgjidhje të shpejtë politike dhe diplomatike të konfliktit në Iran, ndërsa të dy liderët folën edhe për situatën ushtarake në Ukrainë dhe ndikimin e krizës së energjisë në ekonominë botërore. Trump deklaroi në një konferencë për shtyp në Florida se telefonata me Putinin ishte “shumë e mirë”. “Po flisnim për Ukrainën, e cila është thjesht një luftë e pafund. Dhe shiko, ka një urrejtje të madhe...