Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Zgjedhjet në Kosovë, analistja: Vetëvendosja do pësoj rënie të votave, qeveria do formohet me koalicion
Qeveria e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të krijohet përmes një koalicioni. Kështu është shprehur analistja Alma Lama, në një intervistë për Vizion Plus, teksa shtoi se Lëvizja Vetëvendosja do të pësojë një rënie të votave në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Lama më tej theksoi se edhe nëse qeveria do të formohet përmes koalicionit, Kosova do të kalojë një tjetër krizë politike, atë të zgjedhjes së presidentit të ri. “Mendoj që rezultatet do të jenë të ndryshme. Do ketë një rënie të VV dhe subjekteve të tjera e që do bënte të mundur krijimin e një koalicioni. Një rikonfigurim është i nevojshëm për koalicion. Pas zgjedhjeve, ngërçi do kap edhe zgjedhjen e presidentit dhe kjo do jetë sfida më e madhe sepse do...