Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

Qysh në orët e hershme të mëngjesit, policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë, ka zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave. Deri më tash janë arrestuar nga policia 109 persona të dyshuar për veprën penale të falsifikimit të rezultateve zgjedhore dhe dhënie-marrje të ryshfetit. Kjo pas rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili nxori në pah vjedhje të mijëra votave të kandidatëve brenda partive – në total, u shtuan 40 mijë e 497 vota. “Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra, as për qindra, por për mijëra vota të manipuluara. Bëhet fjalë edhe për situata ku vetëm në një vendvotim numri i manipuluar ka shkuar deri në 2 mijë e...